[:al]Paja e Vasili për ligjin e TK: Duhet të kemi një teatër i ri ku t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat[:]

113
Loading...

[:al]Dy artistët e njohur Luftar Paja dhe Laert Vasili shprehen në favor të ndërtimit të një godine të re mbi rrënojat e godinës aktuale të teatrit.

Për “Artistin e Popullit”, Luftar Paja, ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është mëse i domosdoshëm.

Ai shprehet se godina e re duhet t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos atyre të artistëve që do të punojnë aty.

“Përfundimiasht e kam thënë fjalën time në takimet që kemi patur. Mendoj se duhet të kemi një teatër i ri ku t’i qëndrojë kohërave me të gjitha kërkesat, sidomos kërkesave të artistëve që do të punojnë aty.

E rëndësishme është që godina e re të ndërtohet me cilësi të lartë në të gjitha nivlet.

Nuk është godina ajo që rrit vlerat artistike, ajo ka ndikimin e saj të domosdoshëm, por ajo që është më kryesorja janë vetë artistët me punën dhe talentin e tyre që rri këto vlera”, thekson aktori i madh Luftar Paja.

Por ideja e një teatri të ri përkrahet edhe nga brezi më i ri i artistëve.

Aktori Laert Vasili, i cili u vlerësua me çmim pak ditë më parë edhe si “Aktori I Europës për vitin 2018”,  shprehet se Teatri i Ri është mëse i nevojshëm.

“Sot kur gjithkush përqafon  të renë në teknologji, ushqim, udhëtim, banim, veshje etj. Teatri si pararendës i shoqërisë duhet të ishte bërë dhe sot të festonim përurimin e tij.

Shpresoj të mos e humbasim këtë çast historik dhe uroj që presidenti Meta me qetësinë dhe dashurinë që e karakterizon, t’i japë fund mjerimit dhe të dekretojë ligjin drejt parametrave që koha i kërkon dhe Europa i kushtëzon!”[:]

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here