“Në Ksamil, uji kristal i pastër si në Karaibe”

261
Loading...

[:al]Vera është një kohë klasike për udhëtime.

Gjatë sezonit të ngrohtë, amerikanët shkojnë në plazhe, parqe kombëtare dhe më gjerë. Dhe dihet që destinacionet e tyre të preferuara janë Florida dhe Kalifornia. Po europianët ku duan të shkojnë me pushime? Këtë pyetje ngre Huffington Post, ku në përgjigjen e saj mes 15 destinacioneve renditet edhe Shqipëria.

“Ne iu kërkuam blogerve të udhëtimit nga Evropa të ndajnë vendet e tyre të preferuara të udhëtimit të verës dhe vendet ku evropianët e tjerë tentojnë të mblidhen gjatë sezonit”, shkruan HP.

Destinacioni më i preferuar për europianët është Kroacia.

“Unë mendoj se Kroacia është bërë jashtëzakonisht popullore gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se disa faktorë kanë shkaktuar këtë bum turistik. Së pari, popullariteti i “Game of Thrones” – fansat duan të shohin këto vende të mrekullueshme të xhirimeve për veten e tyre. Së dyti, Kroacia është një alternativë e përballueshme për pushimet në plazh. Gjithashtu, Kroacia është një vend që shumë evropianë mund të arrijnë me makinë, kështu që është shumë ekonomike për familjet që mund të hipin në një makinë në vend që të paguajnë bileta me shumë avion”, sipas blogurës Anna Karsten.

Ballkani është një tjetër destinacion i preferuar nga europianët.

“Në vitet e fundit, kam parë gjithnjë e më shumë njerëz që janë të interesuar në vende si Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria – ato vende pak të rrahura nga turistët. Unë mendoj se është një zhvillim i natyrshëm, pasi Spanja dhe Italia mbi popullohen në verë dhe jo të gjitha plazhet janë aq të pastra sa dikur”, rrëfen blogeria Veronika Primm.

“Tri verat e fundit, kam gjetur disa vende të reja të preferuara – Shqipëria për shembull, e cila është pak e ngjashme me Greqinë, por shumë më pak e eksploruar dhe më e lirë. Më pëlqen vërtet Ksamili në pjesën jugore të Shqipërisë. Nëse doni të përjetoni rërë të bardhë dhe me ujë të kulluar kristal të qartë si në Karaibe, atëherë Ksamili është gjëja më e mirë në Evropë! “– shkruan Waltner.

Ishujt Kanarie, Italia, Portugalia, pjesa detit të Zi në Bullgari, ishujt grek, Suedia, Spanja, Islanda, Deti Mesdhe, janë destinacionet e tjera të preferuara, sipas artikullit të HuffPost.[:]

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here