[:al]Kur ai do vetëm një histori seksi, ja sinjalet për ta kuptuar[:]

339
Loading...

[:al]Femrat duket se janë romantike të përjetshme dhe shpesh, për këtë gjë, e gënjejnë veten duke besuar se vetëm nga një histori seksi mund të lindë papritur edhe një dashuri e madhe! Por meshkujt nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë. Ata kanë tendencë që të “identifikojnë” dy kategori të ndryshme femrash me të cilat lidhen: ato me të cilat do të fejohen dhe ato me të cilat duan të bëjnë vetëm seks.

Nëse një mashkull e ka vendosur që t’ju trajtojë si një dashnore, edhe pse mund të jetë beqar, nuk ka asgjë që mund t’i ndryshojë ide, për t’ju parë me më ëmbëlsi. Për ta kuptuar nëse jeni vetëm “mike të veçanta”, ekzistojnë tetë sinjale të pagabueshme.

  1. Nuk ju prezanton me miqtë

Gjykimi i miqve është i rëndësishëm për çdo mashkull dhe fakti se nuk ju njeh me asnjërin prej tyre apo me njerëzit e tij më të dashur, duhet t’ju vërë në alarm! Kjo do të thotë se ju nuk jeni të rëndësishme për të dhe se ai do t’ju telefonojë vetëm në momentet e nevojës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale.

  1. Nuk dilni asnjëherë nga shtëpia

Nuk keni organizuar asnjëherë asnjë darkë romantike, nuk keni bërë asnjë shëtitje, nuk keni qenë në asnjë vend që është jashtë dhomës së gjumit…këto janë sinjale të qarta të faktit se konsideroheni vetëm dashnor!e Gjëja më romantike që bëni bashkë, është vetëm tymosja e një cigareje jashtë në ballkon!

  1. Nuk flisni për jetën tuaj

Nuk keni folur asnjëherë për interesat tuaja, për pasionet dhe për të kaluarën tuaj. Të vetmet gjëra që thoni më shpesh, janë orari dhe vendi ku do të shiheni dhe çfarë do të bëni poshtë çarçafëve! Ndaj nëse ju ka ndodhur kështu, “zgjohuni”! Nuk do të keni asgjë nga ai përveç seksit.

  1. Është shumë i pakuptueshëm

Kur një mashkull është misterioz dhe i pakuptueshëm, nuk është kurrë një sinjal i mirë, do të thotë se ju fsheh diçka, mbase një të dashur, të fejuar ose një grua. Bëni kujdes ndaj atyre që nuk u përgjigjen pyetjeve për jetën e tyre private.

  1. Nuk e kaloni asnjëherë natën bashkë, jashtë

Nëse një mashkull nuk ndien dëshirën për të fjetur pranë jush duke ju përqafuar, do të thotë që nuk provon një interes të vërtetë për ju. Ndërkohë e keni pyetur ndonjëherë veten se përse ai thotë se duhet të jetë brenda mesnatës në shtëpi?!

  1. Nuk ju përqafon pas seksit

Momenti i përkëdheljeve pas seksit është gjithmonë një demonstrim i afërsisë dhe i interesit. Nëse ai i juaji çohet, pi duhan ose thjesht ju braktis duke ju lënë vetëm në shtrat pasi ju ka “konsumuar”, do të thotë që ju konsideron vetëm si një objekt.

  1. Takoheni vetëm kur dëshiron ai

Është gjithmonë ai i cili vendos se kur do të takoheni, ndërsa kur “kujtoheni” ju, ai është gjithmonë i zënë. Nuk i interesoni dhe në atë moment nuk ka nevojë për ju. Është e kotë që të këmbëngulni për afeksion ndaj tij!

  1. Nuk flet për një të ardhme bashkë

Ai nuk flet kurrë për një të ardhme për ju, nuk bën projekte që ju përfshijnë së bashku, kjo sepse do vetëm një miqësi seksuale. Ka shumë mundësi që t’ju lërë pa shumë fjalë në momentin në të cilin do të gjejë një tjetër.[:]

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here