Fotogaleri/Topalli e Ruli kthehen në kuvend, Basha takohet me Mustafajn dhe Ruçin

174
Loading...

[:al]Me sa duket atë që nuk e ka zgjidhur politika dhe salla e kuvendit e ka zgjidhur Pjetër Arbnori, me rikthimin në shtëpinë e tij, sikurse e cilësuan sot.

Është fjala për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit përpara sallës së seancave plenare, ku deputetë të të dyjave kaheve politike kanë qenë të pranishëm.

Në fotot e shpërndara nga LSA shihet rikthimi në ambnjentet e kuvendit i Genc Rulit dhe Jozefina Topallit, ndërkohë që Basha shihet të bisedojë me një nga kritikët brenda partisë e pikërisht me Besnik Mustafajn.

 

Në foto është kapur edhe momenti, ku Basha dhe Ruçi i japin dorën njëri-tjetrit, ndërkohë që të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe Presidenti Meta dhe Kryebashkiaku Veliaj.

 

Busti i Arbnorit është zbuluar nga deputeti Sali Berisha dhe bashkëshortja e të ndjerit Arbnori, ndërkohë që në fjalën e tij, Kryeparlamentari Ruçi e ka cilësuar Arbnorin një personalitet politik, dinjitoz dhe të respektuar.[:]

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here