Eni Cobani “vihet me shpatulla pas murit”, qytetarja fiton gjyqin ndaj saj (FOTO)

14768
Loading...

Prej gati një viti, Eni Cobani ndodhet në proces gjyqësor me zonjën Zoje Doda e cila i është drejtuar gjykatës, për të paditur “farsën” televizive që transmetohet çdo të dielë në Tv Klan.

Zoje Doda I tha gjykatës se Eni Cobani, i ishte referuar asaj gjatë transmetimit të emisionit “Shihemi në gjyq” , ku përballeshin dy të afërmet e saj, duke transformuar ngjarjen e vërtetë, në tentativë për të krijuar show televiziv.

Gjatë kësaj puntate Eni Cobani përmendte disa here zonjën Doda, pa prezencën e saj në studio, ndërkohë që nga ana tjetër kjo e fundit kishte refuzuar të bëhej pjesë e kësaj farse.

Kjo çështje u la pezull për një kohë të gjatë, ndërkohë që sot komisioni I liçensimit të ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë, që ka për objekt shqyrtimin e kësaj çështjeje, vendosi që të rifillojë hetimet ndaj Eni Cobanit.

Brenda dy ditësh Topmedia.al do ju njohë me dokumentin e vendimit të arsyetuar./ Topmedia.al

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here