[:al]35-vjeçarja: A jam budallaqe nëse mendoj se i dashuri do të ndahet nga gruaja e tij?[:]

403
Loading...

[:al]Kam pasur një marrëdhënie pasiononte me një burrë të martuar për më shumë se dhjet vite. Ne kishim nj shkëndijë të menjëhershme që ditën kur u takuam, rreth të njëzetat tona.

Kështu e nis letrën një 35-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun”.

Gjatë këtyre viteve jemi munduar shumë që ta harrojmë njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë jetët tona, por duket sikur nuk e ndalojmë veten.

Lidhja jonë filloi kur isha beqare dhe ai i sapomartuar. Për një vit ishte një marrëdhënie e qetë dhe shumë e bukur. E shikonim njëri-tjetrin gjatë ditës dhe natën seksi me të ishte i mrekullueshëm.

Madje ai i tregoi familjes së tij për mua, por bashkëshortja e tij e re kishte lindur fëmijën e parë, e si pasojë nuk mund të divorcohej prej saj.

Që në atë moment nisa të kërkoja më shumë nga ai, e duke qenë se po mendoja se ai po shkonte me mua vetëm për kënaqësitë e tij, u ndava. Pastaj takova bashkëshortin tim 37-vjeçar.

Kemi shtatë vite të martuar dhe një vajzë 4-vjeçare. Mendova se duke krijuar familjen time do të mund ta harroja, por e ndjej mungesën e të dashurit tim shumë.

Nuk mund të qëndroj larg tij. Edhe ai ndihet se unë dhe këtë e kemi kuptuar nëpërmjet mesazheve që i kemi dërguar njëri-tjetrit. Madje gjatë këtyre viteve edhe jemi takuar. Ai tani është 34 vjeç.

Ne ndjejmë për njëri-tjetrin. Ai nuk më ka gënjyer asnjëherë rreth lidhjes sonë. E sërish bëmë plane për të qenë bashkë. Ai do e linte bashkëshorten e tij kur fëmija të rritej edhe pak, në mënyrë që ajo mos ta ndalonte që ta shihte.

Por gruas së tij i lindën dyshime se ai po e tradhtonte, e si pasojë i bëri pyetje. Ai i tha asaj se po e linte dhe u kthye te vëllai i tij derisa edhe unë të ndahesha nga bashkëshorti im.

Fillimisht gruaja nuk e la që ta shihte djalin dhe kjo e mërziti shumë. I thashë që do e lija derisa ai ti rregullonte gjërat. U kthye sërish te ajo, edhe pse gjërat janë shumë të ftohta mes tyre.[:]

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here